Categories Lajme

Shqiptari shkon me kamion në Angli dhe kapet në një ‘shtëpi bari’: Më duhen para, nëna do operohet në zemër

Një 26-vjeçar shqiptar është dënuar me 9 muaj burg pasi u kap brenda një ferme kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar. Mediat angleze bëjnë me dije se Selim Hoxha u arrestua më 2 shkurt pasi u kap brenda një shtëpie ku kultivohej kanabis.

Kur policia mbërriti në shtëpinë ku ndodhej shqiptari ai tentoi të arratisej nga dritarja pasi u zbulua se e gjithë shtëpia madje edhe papafingoja përdoreshin për kultivimin e më shumë se 200 fidanishteve kanabisi. Pesë dhoma të pajisura me drita dhe ventilatorë po përdoreshin për rritjen e bimëve dhe furnizimi me energji elektrike në pronë ishte dëmtuar. Gjykata mësoi se vlera e mundshme me shumicë e të korrave ishte deri në 119,000 £.

Gjykatësit thanë se pas një ekzaminimi të telefonit të 26-vjeçarit Hoxha, prokuroria pranoi se ai kishte punuar efektivisht si kopshtar” në fermën e kanabisit. Në dëshminë e tij shqiptari tha se fillimisht ishte zhvendosur nga Shqipëria në Gjermani, por, në pamundësi për të gjetur punë në atë vend, kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e pasme të një kamioni.

Ai tha se kishte shkuar në Londër, por përsëri në pamundësi për të gjetur punë kishte udhëtuar për në Swansea ku kishte fjetur keq për disa ditë përpara se të takonte disa burra që flisnin shqip dhe që i ofruan punë. Hoxha i tha policisë se kishte qenë në pronën Pontardawe për tre muaj para bastisjes dhe nuk kishte marrë asnjë pagesë, por i ishte dhënë ushqim dhe një vend për të fjetur. Ai shtoi se po përpiqej të fitonte para për t’i dërguar përsëri në Shqipëri për të paguar një operacion në zemër për nënën e tij.

Selim Hoxha, pa vendbanim fiks, ishte deklaruar më parë fajtor për prodhimin e kanabisit por ai nuk ka dënime të mëparshme në Mbretërinë e Bashkuar apo në juridiksione të tjera. Avoktati mbrojtës i shqiptarit e cilësoi klientin e tij si një djalë të ri naiv që po shfrytëzohej nga ata që ishin sipër tij.

Ai tha se i pandehuri padyshim do të përballet me procesin e dëbimit në fund të dënimit të tij me burg. Ndërsa hjykatësi Geraint Walters tha se i pandehuri ishte sjellë në Mbretërinë e Bashkuar nga një bandë kriminale për të punuar në një nga operacionet e tyre të rritjes së kanabisit.

Sipas udhëzimeve të dënimit dhe me një çerek zbritje për pranimin e fajësisë, gjyqtari e dënoi Hoxhën me nëntë muaj burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME