Categories Lajme

Gjenden dy predha në lumin Buna, bllokohet ura e vjetër

Dy predha janë gjetur në ujërat e lumit Buna në qytetin e Shkodrës. Dy predhat janë gjetur në afërsi të urës së vjetër të Bunës brenda në ujë.

Sipas burimeve të deritanishme një grup italianësh të cilët po lundronin në ujërat e lumit Buna kanë arritur që t’i gjejnë dy predhat duke përdorur magnet. Është e paqartë se si grupi i italianëve kanë arritur që t’i gjejnë por menjëherë pasi kanë konstatuar dy predhat kanë lajmëruar policinë vendore të Shkodrës.

Efektivët menjëherë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke bllokuar kalimin e qytetarëve në urën e vjetër të bunës për të shmangur çdo lloj rreziku.

Është ende e paqartë se cilës periudhë i përkasin dy predhat por dyshohet se mund të kenë shumë vite. Një prej predhave është e përmasave të mëdha ndërsa tjetra është pak më e vogël. Tashmë pritet ardhja e forcave XHENIO nga Tirana për të bërë të mundur demontimin e tyre.

Gjetja e dy predhave në ujërat e lumit Buna gjatë paradites së sotme ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve që qëlluan rastësisht aty. Kjo nuk është hera e parë që në zona të ndryshme të qarkut Shkodër gjenden predha të përmasave dhe kohrave të ndryshme.

Ka patur raste që këto vite janë gjetur predha edhe të luftës së dytë botërore ashtu siç shumë të tjera kanë mbetur nga viti i mbrapshtë 1997 kur Shqipëria pësoi thuajse një luftë civile dhe depot e armëve u shpërthyen duke marrë në mënyrë të pakontrolluar mes të tjerave dhe qindra predha në mbarë Shqipërinë.

Një pjesë janë gjetur në mënyra rastësore si kjo e sotmja ndërsa mendohet se shumë të tjera vijojnë të jenë në lumenj, liqene apo edhe të groposura rrëze kodrave e maleve të ndryshme apo edhe tunele nëntokësore në gjithë vendin të lëna në harresë.

Gjithnjë ky lloj municioni është një rrezik pë rata qytetarë të cilët i gjejnë sepse mundësia e shpërthimit të tyre është jo e vogël.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME