Vlorë/Informacion paraprak Më datë 05.04.2022, rreth orës 16:50, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në një barakë, është konstatuar pa shenja jete, një shtetase rreth 60 vjeçe, e seksit femër e pa identifikuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kësaj shtetaseje.
Categories
Lajme
Gjendet e pajetë një grua në Vlorë, detajet e para
