Categories Lajme

Gjendet mësuesja për nxënësen e vetme në shkollën e fshatit të thellë Boshanj të Kolonjës! Alesia nis shkollën

Alesia, 9-vjecarja nga fshati Boshanj i Kolonjës, tashmë ka një mësuese dhe nuk i fsheh emocionet. “Jam shumë e lumtur”, tha vogëlushja.

Për të shkolla nuk filloi më 11 shtator, si për gjithë bashkëmoshatarët, por një javë pasi historia u publikua në Report TV. Drejtoria Arsimore emëroi mësuesen pas apelit të vogëlushes dhe nënës së saj. Nga portali u përzgjodh Ena Elezi, e cila orën e parë të mësimit në profesionin e mësueses e dha për Alesian.

Mësuesja e sapoemëruar udhëton çdo ditë nga Korça në fshatin Boshanj të Ersekës për t’i dhënë mësim nxënëses së klasës së katërt.

Ena Elezi thotë se ora e parë e mësimit shkoi mirë, por si vështirësi për punën e saj nuk e sheh klasën bosh, por rrugën e amortizuar dhe kushtet e pakta të shkollës.

“Jam përzgjedhur përmes portalit dhe sot kam ditën e parë të punës. Vështirësia është më shumë për rrugën sepse është e paasfaltuar. Edhe në shkollë mungojnë kushtet”, tha ajo.

Nëna e Alesias, falenderon Report tv që publikoi shqetësimin e saj sepse sot ka një mësuese për të bijën.

Shpopullimi ka bërë që në fshatin Boshanj të mbetet vetëm një nxënëse, Alesia, ndërsa godina e shkollës është tejet e rrënuar.

Në këto kushte Drejtoria Arsimore e Kononjës kishte vendosur ta mbyllte shkollën dhe ta transferonte 9-vjecaren në shkollën e Ersekës, 20 kilometra larg fshatit të saj. Nëna refuzoi dhe kërkoi arsimim në fshat për të bijën.

Drejtoria Arsimore e Kolonjës reagoi duke emëruar menjëherë një mësuese në shkollën me një nxënës!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët magazina e grumbullimit të bimëve medicinale në Malësi të Madhe

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet barbarisht gazetari Elton Tozaj

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare ditën e djeshme, 26 dhjetor, në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 42-vjeçarit në kalçeton në Vlorë, flet mjeku që e priti: Erdhi pa shenja jete, pa puls

Besfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në kraharor gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME