Categories Lajme

Gjendet në një hotel në Tiranë 14-vjeçarja e zhdukur në Fier, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore

Policia e Tiranës njofton se 14-vjeçarja nga Fieri e cila rezultonte e zhdukur prej 3 ditësh, është gjetur në një hotel në rrugën “Shemsi Haka” të kryeqytetit. Sipas policisë 14-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Më datë 24.06.2023, në një hotel në rrugën “Shemsi Haka”, është gjetur shtetasja e mitur 14-vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim nga DVP Fier, për largim nga banesa. 14-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në një njoftim të policisë së Tiranës.

E mitura, nxënëse e klasës së 8 në shkollën 9-vjeçare “Koli Dimo” në Frashër ishte larguar me një valixhe nga shtëpia, duke shkëputur çdo kontakt me familjen e saj.

Të shqetësuar për vajzën e tyre, më herët gjatë ditës së sotme, prindërit Artjan dhe Luiza Metaj bënë apel njëzëri që vajza të kthehej sa më parë në shtëpi

Ata po ashtu kishin bërë denoncim në Komisariatin e Policisë Patos dhe kërkuan ndihmën e uniformave blu për ta gjetur./tvklan.al

(Apeli i prindërve të 14-vjeçares)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME