Categories Lajme

Gjendet një dritare e hapur në KZAZ e Kurbinit, pezullohet shpërndarja e materialeve zgjedhore

Një incident raportohet të ketë ndodhur në KZAZ numër 15 të Kurbinit. Përfaqësuesit e KZAZ kanë gjetur mëngjesin e sotëm një dritare të hapur në objektin, ku ruheshin materialet e KQZ.

Ata kanë lajmëruar policinë, e cila ka nisur verifikimet, për të parë nëse ka hyrë ndonjë person brenda, ndërsa pritet të mbërrijnë edhe ekspertë të KQZ, për të verifikuar nëse ka pasur prekje apo dëmtime të materialeve zgjedhore.

Sipas kryetarit të KZAZ Kurbin, Ismal Ismaili, një dritare është gjetur e hapur dhe dikush ka lënë gjurmë te parvazi i saj. Baza materiale rezulton të jetë e paprekur, por nuk ka nisur ende shpërndarja në qendrat e votimit. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse është marrë ndonjë material, por po pritet vendimi nga KQZ-ja për shpërndarjen e materialeve zgjedhore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME