Categories Lajme

Gjendje e jashtëzakonshme nga koronavirusi, rreth 3300 viktima në të gjithë botën

Ka shkuar në afro 3,300 numri i viktimave nga epidemia e koronavirusit nëpër botë, ndërsa mbi 95 mijë veta janë konfirmuar të infektuar. Pas Kinës, Koresë Jugore dhe Italisë, edhe SHBA-ja druhet se është para rrezikut të përhapjes së sëmundjes.

Shteti amerikan i Kalifornisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e koronavirusit të ri.

Deri tani mbi 150 veta janë infektuar dhe të paktën 11 veta kanë gjetur vdekjen në të gjithë kontinentin.

“Kemi 53 raste pozitive në shtetin e Kalifornisë. Kjo nuk është më një problematikë e izoluar në një pjesë të territorit por kudo,” deklaroi guvernatori Gevin Njusom.

Senati amerikan ka miratuar një paketë prej mbi 8 miliardë dollarë kundër epidemisë dhe për krijimin e vaksinës, ndërsa është sugjeruar evitimi i udhëtimeve drejt vendeve si Kina, Koreja e Jugut, Italia, Irani e të kenë kujdes në Japoni.

Kina të enjten raportoi se numri i viktimave në rang kombëtar kaloi shifrën 3 mijë.

Në botë, 95 mijë veta janë infektuar dhe 3,300 pacientë kanë ndërruar jetë që prej fillimjanarit.

Përqindjen më të lartë të vdekshmërisë e ka Italia, me mbi 3 mijë bartës të virusit dhe mbi 100 të vdekur, Irani po aq dhe Koreja Jugore me rreth 6 mijë të infektuar dhe më pak se 40 të vdekur. Në Ballkan, vendet më të prekura janë Kroacia dhe Greqia me 10 të infektuar anembanë vendit.

Bosnjë-Hercegovina konfirmoi dy raste të enjten. Bëhet fjalë për një punëtor të kthyer rishtas nga Italia që ia ka ngjitur infeksionin edhe fëmijës së tij. /Ora News.tv/

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME