Categories Lajme

Gjermani, humbin dy fëmijë shqiptarë. Nëna i kërkon e dëshpëruar…

Dy fëmijë shqiptarë të moshës 10 dhe 11 vjeç raportohet të kenë humbur dhe dyshohet të jenë r rëmbyer në Gjermani. Mediat spanjolle raportojnë se bëhet fjalë për të vegjëlit Kristian Toska dhe Amantia Toska. Nëna e fëmijëve ka denoncuar rastin në 17 janar të këtij viti, duke akuzuar babain e fëmijëve.

Policia gjermane, nisi një hetim mbi rastin pas denoncimit të nënës, dhe tani është vënë në kontakt me autoritetet spanjolle duke kërkuar bashkëpunimin e tyre. Një nga pistat e hetimit është që babai i dy fëmijëve të ketë udhëtuar qëllimisht nga Gjermania në Tenerife të Spanjës. Dyshohet se fëmijët fshihen pikërisht në ishullin e Tenerifes.

Familja, me origjinë shqiptare, jetonte në Gjermani dhe hetimet Policisë vendase tregojnë se babai dhe dy fëmijët e tij kanë kanë zbarkuar në Tenerife pa vënë dijeni nënën e të miturve.

Shoqata “SOSdesaparecidos” kërkon bashkëpunim të qytetarëve për të gjetur të dy fëmijët. 11-vjeçari Kristian Toska ka flokë ngjyrë gështenjë, sy kafe dhe mban syze optike. Ndërsa motra e tij Amantia Toska, është 10 vjeçe me flokë të gjatë, kaçurrelë dhe ngjyrë gështenjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME