Categories Lajme

Gjermania do të ketë nevojë për 200 mijë personel shëndetësor deri në 2030

Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn, tha se aktualisht sektori i shëndetësisë në vend ka një mungesë prej 80 mijë personash në personelin e kujdesit shëndetësor dhe se deri në vitin 2030 kjo shifër do të arrijë në 200 mijë, transmeton Anadolu Agency.

Spahn nënshkroi marrëveshje të vullnetit të mirë me institucionet përkatëse në Meksikë, ku ai ndodhet për vizitë për të zhvilluar bisedime lidhur me këtë çështje.

Ai në deklaratën për kanalin ZDF tërhoqi vëmendjen se nevoja për personel të kujdesit shëndetësor nga jashtë vendit është më e madhe se kurrë.

“Kjo punë nuk mund të zgjidhet pa ardhje të kujdestarëve nga jashtë vendit. Aktualisht kemi 80 mijë mungesa. Sipas hulumtimeve nga Universiteti i Bremenit, kjo mungesë vazhdon të rritet me dhjetëra mijëra çdo vit. Do të na duhen 200 mijë personel të kujdesit shëndetësor për të siguruar shërbimin e kujdesit deri në vitin 2030”, tha Spahn.

Gjermania është vendi i dytë në botë me popullsinë më të moshuar, tha Spahn duke shtuar se ata duan të bashkëpunojnë veçanërisht me vendet me popullsi të re.

Parashikohet se mungesa e personelit të kujdesit shëndetësor do të plotësohet nga fuqia punëtore nga vendet me popullsi të re të tillë si Meksika dhe Filipinet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME