Categories Lajme

Gjermania gati të njohë patentat shqiptare, ja data e nënshkrimit të marrëveshjes

Zëvendës ministri i Transportit të Infrastrukturës Digjitale në Gjermani, Oliver Luksic do të vizitojë Tiranën më 11 dhe 12 prill, ku pritet të nënshkruajë marrëveshjen për njohjen reciproke të patentave.

Lajmin e ka bërë me dije Ambasada Gjermane në Tiranë, ku në njoftim u sqarua edhe se përmbajtja e marrëveshjes do të bëhet publike së shpejti.

Ambasada Gjermane:

“Z. Oliver Luksic, MdB, Sekretar Parlamentar i Shtetit (Zëvendësministër) në Ministrinë Federale të Transportit dhe Infrastrukturës Digjitale, do të vizitojë Tiranën në datat 11 dhe 12 Prill.

Krahas bisedave për temat e lëvizshmërisë së qëndrueshme dhe tranzicionit energjetik në sektorin e transportit, në qendër të vizitës së tij është edhe nënshkrimi i një marrëveshjeje për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit së bashku me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku.

Informacione të mëtejshme mbi përmbajtjen e marrëveshjes do publikohen së shpejti.”

Jo më larg se 1 muaj më parë kryeministri Edi Rama bëri me dije se çdo shqiptar do të ketë mundësi të lëvizë në Gjermani me patentën shqiptare. Kjo pasi shteti gjerman vendosi që të njohë lejen e drejtimit shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME