Categories Lajme

Princ Leka kandidat për President? Ja takimi i fshehtë me Yuri Kim dhe zyrtarin amerikan

Eshte hedhur për diskutim një kandidat surprizë për postin e presidentit të ardhshëm, mbi te gjitha ka mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Bëhet fjalë për Leka Zogun e ri, ai ka pasur një takim surprizues pak kohë më parë me zyrtarët amerikanë Reeker dhe Yuri Kim.

Pikërisht për këtë, emri i Leka Zogut duhet marrë në konsideratë për mbështetjen që gëzon tek ndërkombëtarët për kreun e shtetit thuhet në kronikën që vijon si më poshtë:

“Dhe nga ndërkombëtaret mund të vijë një emër, i cili është kaq i njohur, sa shumë vetë mund të habiten që e kanë pasur para syve dhe nuk e kanë kuptuar.

Në ditën e lindjes të Edi Ramës më 4 korrik, vitin e shkuar, ish-zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, sot ambassador i SHBA në Londër, Philip Ricker, trazoi politikën shqiptare.

Reeker vizitoi kryeministrin Edi Rama, ish- kryedemokratin Lulzim Basha, duke krijuar idenë se po sillte në Tiranë dosjen e shumëpërfolur kundër Sali Berishës.

Por ndërsa dosjen e nuk e pamë, të gjithë ama pamë, pa kuptuar përse, ndalesën e tij në rezidencën e Princit Leka Zogu.

Fotot e takimit të Philip Ricker me Pricin Leka Zogu, trashëgimtarin e familjes mbretërore shqiptare u shpërndanë rrufeshëm, pasi Ricker mbaroi takimin.

Ishte hera e parë që një zyrtar i  lartë amerikan publikisht takohej me trashëgimtarin e ish-mbretërisë shqiptare, i shkolluar në Angli në akademinë mbretësore Royal Military Academy, Sandhurst, me nota të shkëlqyera.

Princi Leka, apo Leka Zogu xhunior me emrin civil, shpenzoi orë të tëra me zotin Riker dhe ambasadoren Kim. Askush nuk e di se çfarë folën.

Ajo qe dihet është se pas 25 marsit, Leka Zogu mbushi 40 vjeç dhe filloi të jetë super aktiv ne rrjetet sociale. Kështu pinjolli i të djathtës klasike, student i shkëlqyer i Londrës dhe në moshë kushtetuese për tu bërë president, një figure e pastër dhe e papërlyer me të shkuarën e tranzicionit shqiptar, a plotëson të gjitha kushtet për të qenë i pari i vendit, pa interesa politike, ose një mbret me kurore presidenciale?\t.ch\

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME