Categories Lajme

Gjermania anulon vaksinimin e detyruar për personat mbi 60 vjeç

Në Gjermani nuk do të ketë më vaksinim të detyruar për personat mbi 60 vjeç. Personat e infektuar me COVID do të duhet të bëjnë vetëm një karantinim vullnetar prej pesë ditësh.

Nuk do të ketë më vaksinim të detyruar anti COVID për personat mbi 60 vjeç në Gjermani. Parlamenti gjerman tha JO. Projektligji i koalicionit qeverisës, në favor të të cilit ishte shprehur dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, u refuzua nga 378 deputetë, 296 votuan pro dhe 9 abstenuan.

Nuk është miratuar në këtë mënyrë as versioni i zbutur i ligjit, një kompromis mes atyre që ishin pro dhe kundër, që fillimisht parashikonte vaksinimin e detyruar duke filluar nga mosha 50 vjeç.

Në muajin janar u fol për një vaksinim të detyruar për të gjithë ata që ishin mbi 18 vjeç, si ndodhi në Austri, por pothuajse të gjitha partitë u shprehën kundër.

Ministri gjerman i shëndetësisë u shpreh i shqetësuar pasi tani sipas tij do të jetë shumë e vështirë të luftohet COVID në vjeshtë. Sipas tij është mëkat që një temë kaq e rëndësishme të trajtohet në bazë të politikave të partive.

Aktualisht në Gjermani më pak se 76% e popullsisë ka kompletuar ciklin e vaksinimit. Fushata e vaksinimit ka ndaluar, ndërsa që nga mesi i muajit mars vaksinimi është i detyruar për personelin në spitale dhe në azile të moshuarish.

Që nga 1 maji Gjermania do të lehtësojë kufizimet, personat e infektuar me COVID, ose ata që kanë pasur kontakte me një të infektuar do të bëjnë vetëm një karantinë vullnetare prej pesë ditësh.

Në 24 orët e fundit në vend u shënuan mbi 157 mijë raste të reja me COVID dhe 289 viktima.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME