Categories Lajme

Gjermania i jep lajmin e madh Kosovës për liberalizimin e vizave

Kosova ka marrë mbështetjen e një prej shteteve më të fuqishme të Bashkimit Evropian (BE) sa i përket liberalizimit të vizave. Gjermania, shtet që ka mbi 82 milionë banorë, është rreshtuar kah vendet që e përkrahin heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Burime zyrtare brenda Qeverisë së Gjermanisë i kanë thënë gazetës “Zëri” se Republika Federale e Gjermanisë i vlerëson përpjekjet që Kosova ka bërë për t’i përmbushur kriteret për heqjen e vizave. Ndaj, sipas tyre, propozimi i Komisionit Evropian (KE) për heqjen e vizave për Kosovën tashmë duhet të miratohet edhe në Këshillin e Ministrave, i cili është organi kryesor vendimmarrës i BE-së.

Gjersa ka folur rreth kësaj, ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, ka thënë se përkrahja e Gjermanisë është tejet me rëndësi për Kosovën, ndaj e para e MIE-së është shprehur optimiste se kjo mbështetje do të reflektojë edhe te vendet e tjera të BE-së, që kanë ndikim në votimin për vizat./Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME