Categories Lajme

Gjermania planifikon rihapje të mëtejshme të ekonomisë

Gjermania pritet të shpallë plane të mëtejshme për rihapjen e ekonomisë pas dëmeve të shkaktuara si pasojë e pandemisë COVID-19. Në një konferencë telefonike, kancelarja Angela Merkel dhe krerët e 16 landeve pritet të vendosin për heqjen e shumë masave kufizuese në javët e ardhshme.

Plani do t’iu lejojë landeve të vendosin vetë për hapjen graduale të universiteteve, restoranteve, hoteleve, studiove kozmetike, teatrove, kinemave dhe palestrave. Gjermania tashmë i ka hequr disa kufizime të vogla, pasi i ka rënë numri i të infektuarve me koronavirus.

Por, Merkel ka paralajmëruar se çdo rritje e infeksioneve mund ta detyrojë qeverinë t’i rivendosë masat kufizuese. Të martën, kreu i Institutit Robert Robert – agjenci shëndetësore e Qeverisë gjermane – u tha gazetarëve në Berlin se vala e dytë e koronavirusit do të vijë “me shumë siguri” dhe se shumë ekspertë të shëndetit presin edhe valë të tretë. “Kjo është pandemi. Dhe në një pandemi, virusi do të shkaktojë sëmundje derisa të infektohet 60 deri në 70 për qind e popullsisë”, tha Lothar Ëieler. Gjermania ka mbi 167,000 të infektuar me koronavirus dhe më pak se 7,000 viktima. Në Evropë, ku janë regjistruar mbi 140,000 viktima nga koronavirusi, gjithnjë e më shumë vende janë duke i lehtësuar masat e izolimit, por duke zbatuar distancimin fizik dhe standardet sanitare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME