Categories Lajme

Gjesti i rrallë, polici tropojan ndihmon familjen nga Kosova që ju ça goma në autostradë

Një qytetar nga Kosova është përballur me një surprizë të pakëndshme  ndërsa udhëtonte në Rrugën e Kombit me familjen e tij. Adnan Arifit, nga Gjilani, i është çarë goma e makinës në autostradë dhe është detyruar të kalojë në korsinë e emergjencët për të kërkuar ndihmë. Situata është bërë më e pakëndshme teksa është injoruar terësisht nga kalimtarët, përfshirë edhe drejtuesit e makinave me targa të Kosovës, siç tregon Arifi.

Shpëtimtari i tij në këtë moment të vështirë ka qenë as më shumë dhe as më pak se punonjësi i Policisë Rrugore të Lezhës, Gjin Bushgjokaj. Komisari nga Tropoja, përveç ndihmës teknike i ka paguar edhe shpenzimet në gomisteri.

“Shumë vetura kaluan, askush nuk më ndihmoj, madje ishin me tabela të Kosovës. Por, në ndërkohë një veturë e Policisë Shqiptare, derisa po kalonin në krahun tjetër të rrugës, e panë në gjendjen çfarë ishim, me erdhën me ndihmuan duke e dërguar veturën të gomisteri më i afërt që ishte aty. Madje, Shefi i Policisë së Lezhës, Gjin Bushgjokaj, përveç ndihmës teknike, nuk me la të paguaj as për rregullimin e gomës”, ka sqaruar Arifi. Fillimisht rasti u publikua te grupi në Facebook, Marakli t’Kerreve, ku komentet pozitive për policin nga Shqipëria ishin të shumta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME