Categories Lajme

Gjiknuri hedh poshtë deklaratën e Valterit: Janë qëndrime politike, është mërzitur nga ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Deputeti Damian Gjiknuri ka reaguar pas përplasjes që pati me deputetin e opozitës Halit Valteri duke thënë se janë qëndrime politike dhe nuk ka asgjë personale me të. Kur u pyet për deklaratën e Valterit që shprehej se përplasja ndodhi pas kërcënimit në telefon të Gjiknurit, tha:

“Janë qëndrime politike. Nuk ka asgjë personale. Është thjesht për ti dhënë rëndësi vetes së tyre. Për cfarë do ta kërcënoja. Me deputetët komunikojmë. Unë nuk jam këtu të merrem me Valterin, cdo parti ka qëndrimet e saj, unë nuk e di cfarë qëndrimesh ka Valterin. Më vjen keq që debati për ligjin të kalojë në gjëra personale. Kush është në politikë ka akuza persona. Nuk merrem me histori cfarë i thashë unë e cfarë më tha mua zoti Valteri. Si duket disa njerëz janë mërzitur nga ndryshimet e ligjit zgjedhor dhe nuk dinë të kontrollojnë emocionet e tyre.”

Sa i përket deputetëve që sipas Valterit janë blerë nga Gjiknuri për të votuar në parlament Kodin Zgjedhor, u shpreh: “Ti denoncojë po i kapën.”(A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME