Categories Lajme

Pësoi humbje të thellë në 2017-të, Basha i beson Vlorën Bujar Leskajt, zbulohet ku do e shohim Agron Shehajn pas largimit nga qyteti bregdetar

Mbi 2200 anëtarë aktiv të Partisë Demokratike dega Vlorë votojnë sot kandidatët për deputet. Votimet mbahen njëkohësisht edhe në Selenicë, Sarandë dhe Delvinë, ndërkohë që nga qarku i Vlorës në zgjedhje dalin 12 deputetë, ndërkohë që në zgjedhjet e fundit socialistët kanë marrë një fitore të thellë, me 8 mandate, në krahasim me katër që ka marrë PD.

E për këtë shkak duket se PD ka rikthyer në këtë qark një personazh të njohur të botës së politikës, ish-kreun e KLSH-së Bujar Leskaj, dhe ka larguar prej aty deputetin biznesmen Agron Shehaj. Ky i fundit bëjnë me dije burimet për Faxweb.al se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të PD-së për Tiranën.

Demokratët kanë të drejtë të votojnë në bllok për të gjithë ose të kontestojnë një kandidaturë. Më poshtë emrat sipas degëve të Qarkut Vlorë në procesin që është vlerësuar si një ndër risitë më pozitive në jetën politike të vendit.

Dega Vlorë: ALTA HALUCI;  ATIRD HOXHA; BUJAR LESKAJ; EDMOND FETAHU; ENEIDA VERA; EREMAL ARAPI; FATION VEIZAJ; HYSNI SHARRA; ILVA LAMAJ; JULIANA XHINDOLI; KRESHNIK ALIMERKO; LILJANA ELMAZI; LORENC DANAJ; MARTIN GEGA; NADA DAULLJA; NADIRE MEÇORAPAJ; PIRO AHMETAJ; SAEMIRA SHASKA; VULLNET KARALLIU.

Deget Delvinë dhe Himarë: AFERDITA DHIMOJANI (HIMARË); ARJAN DHIMERTIKA (HIMARË); ERVIS ILJAZI (DELVINË); JULIAN ZOTO (DELVINË); NDRICIM MEHMETI (DELVINË); SAVO PRIFTI (HMARË); VLADIMIR KUMI (HIMARË).

Dega Sarandë: ILIR NIKOLLI; IRINI NACI; JOLIO DINE; KLAUDIJA BAJRAMI; KRESHNIK BOZHO; SHPETIM AHMETI; SKERDILAJD SULOZEQI; ZANA PIRO

Dega Selenicë: AJEN GRABOVA; GEZIM ADEMI; LEONARD RAKIPAJ; PERPARIM SHAMETAJ; REZARTA BEQIRI. Votimi i kandidatëve nga anëtarësia ka përfunduar në degët e PD në 7 qarqe: Kukës, Dibër, Gjirokastër, Berat, Shkodër dhe Lezhë, Elbasan, ndërsa sot po votohet në Qarkun e Durrësit. Procesi është konsideruar si një risi për politikën, një proces rrit demokracinë e brendshme në PD dhe tregues për mënyrën  sesi do të qeverisë nesër forca më e madhe e opozitës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME