Categories Politike

Gjiknuri i përgjigjet Opozitës pas letrës tek OSBE: Sillni propozimet konkrete!

Damian Gjiknuri, përfaqësues i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, ka debatuar me përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar pas prezantimit të letrës që PD e LSI, i kanë dërguar OSBE/ODIHR, ku kërkojnë ekspertizë për disa nga çështjet që kanë hasur në mosmarrëveshje mes palëve. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Gjiknuri iu ka kërkuar Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit të sjellin në KP propozime konkrete.

“Nuk mund të firmos letra të njëanshme. Letra juaj, vazhdim i retorikës politike. Nuk keni sjellë asnjë draft e propozim konkret. Nuk po sillni draft, nuk keni reflektuar. ODIHR i drejtohemi vetëm me produkt konkret. Pres propozimet tuaja konkrete për amendamentet.

Tek ODIHR, mosmarrëveshjet për draftet, jo mosmarrëveshjet teorike. Sipas 14 Janarit, ODIHR i kërkohet opinion për çështje të administrimit zgjedhor. Tek ODIHR kërkohet opinion për drafte konkrete”,-është shprehur Gjiknuri në KP.

Këshilli Politik sërish është në ngërç për hapjen e listave. Opozita kërkon një hapje 100% dhe mosprekje të koalicioneve, e po ashtu marrjen e ekspertizës nga OSBE/ODIHR. Por PS dorëzoi të premten një draft të ri me propozime, ku sugjerohet në pikën 1., hapja 100% e listave, por nga ana tjetër sanksionohet se është kreu i partisë ai që rendit emrat në listë, dhe se kandidatët që janë poshtë renditjes preferenciale të kryetarit duhet të mbledhin një numër votash, i cili është më i lartë se ai që i duhet partisë që të nxjerrë një mandat në një qark të caktuar, për të thyer renditjen e kryetarit. Kjo solli bojkotin e KP nga opozita  të premten dhe mosdakordësinë për këtë çështje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME