Categories Politike

Gjinkuri: Është arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore

Deputeti i Partisë Socialiste që është dhe përfaqësuesi i maxhoranës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, ka zbardhur detaje nga diskutimet me ndërkombëtarët për Reformën Zgjedhore. Në fjalën e tij në Kuvend, Gjiknuri u shpreh se është arritur një marrëveshje mes palëve, por nuk tregoi asnjë draft. Ai shtoi se të gjitha palët kanë dalë të fioturata, pas në tryezë askush nuk ishte për të humbur. Më tej u shpreh se janë pranuar shumica e kërkesave të opozitës, që nga identifikimi elektronik, trajnimi i komisionerëve, por nuk tregoi pikën në të cilën kanë ngecur diskutimet.

“Kam detyrimin politik për të informuar lidhur me procesin që ka marrë vëmendjen këto ditë. Nuk meritonte ta merrte atë vëmendje dhe u zhvillua me pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve, pasi shqiptarët duhet të merreshin vesh vetë. Falënderoj ndërkombëtarët që na mbështetën për të arritur një marrëveshje të mirë, ku asnjë nuk humbi, po të gjithë dolën të fituar.

Me pak fjalë edhe kërkesa e opozitës ka qenë menaxhimi i mirë i zgjedhjeve. Ne pranuam kërkesën e opozitës për identifikimin, duke pranuar që personi që merret me këtë të zgjidhet nga opozita. Nga ana tjetër, ka qenë skena e nëpunësve, që do të jetë me detyrim të shkojnë në trajnimin zgjedhor. Trajnimi do të jetë një skenë e hapur që do të mbikëqyret nga përfaqësuesi i opozitës, që do të ngarkohet posacërisht me këtë punë.

Komisionerët do të caktohen me short, do jenë 3 zyrtarë që do të menaxhojnë procesin, që do të kenë dhe dy observues politikë. Përtej kësaj, kërkesa e opozitës ka qenë edhe për garanci shtesë për procesin. Do të jenë dy numërues zyrtarë të përzgjedhur rastësisht me short, dhe përfaqësues politikë. Kanë kërkuar monitorim në cdo qendër votimi dhe iu është dhënë kjo. Puna e çdo numëruesi është e verifikueshme. Ndëshkimi nuk është vetëm penal, por përjashtohen përjetësisht nga shërbimi civil dhe pjesëmarrja në procese pune.

Nga ana tjetër, të gjitha kërkesat shqetësuese të opozitës, qoftë për rolin e policisë, qoftë për atë të prokurorisë, janë pranuar. Qeveria teknike nuk mund të ishte kërkesë, dhe më vjen mirë që opozita reflektoi për këtë. U qartësuan edhe shumë pika të tjera dhe më vjen mirë opozita ka ardhur aty ku është. Ky do të jetë procesi i parë në Shqipëri që do të mundësojë një votim të pastër në vend. Ajo që është hedhur për emigrantët, ne votën e emigrantëve e kemi deleguar që KQZ të mundësojë votimin në distancë. Procedurat do të zgjidhen me akte nënligjore. Me një menaxhim politik, Shqipëria ka mundësi të bëjë zgjedhjet më të mira seç ka bërë më parë. Vota e tyre nuk do të preket. Ky kod i ri jam i bindur që do ta garantojë këtë”, tha Gjiknuri./dosja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME