Për fat të keq, aktiviteti njerëzor në habitatet natyrore të kafshëve bën më shumë dëm sesa të mirë. Pasoja më e re e këtyre veprimeve çoi në shtimin e dy llojeve të gjirafave në një listë të kafshëve të rrezikuara, që do të thotë se ato janë nën kërcënimin e zhdukjes.
Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) raportoi se numri i tyre ka rënë me 40 përqind gjatë tre dekadave të fundit, gjë që i bëri ato të hyjnë në kategorinë “të prekshme” të Listës së Kuqe të Specieve të kërcënuara.
Dr Julian Fennessy, një bashkëdrejtues i Komisionit të Mbijetesës Speciale të IUCN, thotë: “Ndërsa gjirafat zakonisht shihen në safari, në media dhe në kopshtin zoologjik, njerëzit, përfshirë konservatorët, nuk janë të vetëdijshëm se këto kafshë madhështore po kalojnë drejt një zhdukje, në heshtje.’’ Ndërsa popullsia e gjirafave në Afrikën Jugore nuk gjendet edhe aq keq, kjo kafshë është nën presion të fortë në disa pjesë në Afrikën Lindore, Qendrore dhe Perëndimore.
