Një trup i pajetë është gjendur këtë të shtunë në një përrua pranë zonës së Dunavatit në Gjirokastër. Policia është njoftuar nga banorët e zonës mbi rastin dhe ka shkuar në vendngjarje. Aktualisht autoritetet ende nuk e kanë nxjerrë trupin e vdekur nga përroi për shkak të terrenit të vështirë.
Ende nuk është bërë identifikimi i personit që ka humbur jetën apo shkaku sesi ka ndodhur vdekja, por dyshohet se personi në fjalë mund të ketë rrëshkitur duke gjetur vdekjen.
