Normalizohet situata në lagjen Lënxatë në Lazarat në bashkia Gjirokastër Si rezultat i reshjeve të shiut, rruga që lidh 60 familje lagjen Lënxatë në Lazarat ishte e bllokuar. Bashkia Gjirokastër shprehet se më ndërhyrjen e njësisë administrative dhe Agjencisë së Shërbimit Bujqësor rruga është normalizuar “Normalizohet situata në lagjen Lënxatë në Lazarat, pas probleme të krijuara si rezultat i daljes së përroit të Sopotit. Rruga që lidh lagjen ku jetojnë rreth 60 familje, me qendrën e fshatit, bllokohet sa herë shtohet intesiteti i reshjeve të shiut. Në ndihmë të Njësisë Administrative shkuan edhe specialistët e Agjencisë së Shërbimit Bujqësor, Veterinar dhe Mjedisor”, shprehet bashkia.

