Categories Lajme

Kata.strofat natyrore më pak të kushtueshme në 2019-ën

Dëmet ekonomike si pasojë e katastrofave natyrore dhe njerëzore kanë qenë më të pakta në vitin 2019, në vlerën e 140 miliardë dollarëve, në krahasim me 176 miliardë dollarët e vitit 2018, sipas një vlerësimi paraprak të agjencisë zvicerane të sigurimeve “Re”. Katastrofat natyrore kanë shkaktuar 133 miliardë dëme, 20 % më pak se në vitin 2018. Shuma e mbetur, 7 miliardë dollarë, janë dëme të shkaktuara nga njerëzit (38 % më pak). Për sa i përket humbjeve në njerëz, afërsisht 11 000 kanë vdekur ose janë deklaruar të humbur. Ciklonet kanë qenë ngjarjet më shkatërrimtare. Gjatë trimestrit të parë, ciklonet ”Idai” dhe ”Keneth”, në Mozambik dhe vendet përreth, bashkë me ciklonin ”Fani”, shkaktuan rreth 1 400 viktima. Megjithatë, shpenzimet e kompanive të sigurimeve qenë të moderuara, për shkak të nivelit të ulët të sigurimit në këto vende.

Gjatë gjysmës së dytë të vitit, uragani ”Dorian”, që goditi ishujt Bahamas dhe Karolinën e Veriut në SHBA, shkaktoi afërsisht 4,5 miliardë shpenzime për kompanitë e sigurimeve. Mes ngjarjeve më të kushtueshme, për sa i përket dëmeve të siguruara, tajfuni ”Faxai”, gjatë muajit shtator në Japoni, solli rreth 7 miliardë dollarë shpenzime për siguruesit. Shpenzimet për kompanitë e sigurimeve, lidhur me tajfunin ”Hagibis”, një muaj më vonë, u vlerësuan në rreth 8 miliardë dollarë./ /ervo/ a.jor.Atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME