Categories Politike

Haradinaj arsyeton shpenzimin e Fondit rezervë

Kryeministri në largim i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se mjetet e Fondit rezervë të Kosovës, janë shpenzuar në përputhje me ligjin. “Këtë vit, ky fond është shpenzuar pasi që është bërë ndarja e mjeteve për Shqipërinë, pas tërmetit me pasoja tragjike. Çdo alokim dhe përcaktim është bërë me arsyeshmërinë më të lartë, sipas nevojave dhe në përputhje me ligjin”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.“Rel” ka raportuar më 21 dhjetor, se Qeveria në largim e Kosovës, ka shpenzuar më shumë se 6 milion euro nga Fondi rezervë i Kosovës për këtë vit.

Ky fond, sipas ligjit, shpenzohet vetëm në raste urgjente dhe të paparashikuara. Sipas të dhënave që ka publikuar qeveria, vlera më e madhe e shpenzimeve, përfshin çështje që nuk kanë të bëjnë me destinimin e këtij fondi. Zyrtarët e Ministrisë së Financave, kanë konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë” se llogaria e Fondit rezervë është zero.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME