Categories Lajme

Gjirokastër/ Prefekti Aliaj: 110 familje e pensionistë u ndihmuan me ushqime dhe barna mjekësore

Në bashkitë e qarkut të Gjirokastrës vijojnë operacionet humanitare për shpërndarjen e ndihmave, ku vetëm dje u ndihmuan me ushqime, barna mjekësore dhe të tjera rreth 110 familje. Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj, tha për ATSH-në se “vijon shpërndarja e ndihmave dhe ofrimin i asistencës për shtresat në nevojë në të gjitha bashkitë e qarkut ku konkretisht u ndihmuan me produkte ushqimore  75 familje, me produkte mjekësore 19 familje dhe me shërbime të tjera  15 familje”.

“Ndërsa Drejtoria Rajonale e Fondit Gjirokastër po vijon shpërndarjen e medikamenteve në 44 pacientë pensionistë mbi 65 vjeç, të cilët jetojnë vetëm në banesë si dhe shpërndarjen e medikamenteve të rimbursueshme në pacientë të sëmurë kronikë”, – theksoi Aliaj. Prefekti Aliaj u shpreh se “njësitë e qeverisjes vendore dhe degët territoriale kanë vazhduar punën e tyre në zbatim të detyrimeve ligjore dhe planit të veprimit të Prefektit të qarkut për situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME