Categories Lajme

Gjirokastër, Ushtronte lojëra fati në lokal, ndalohet 28-vjeçari

Një person ka rënë në pranga pasi u konstatua se në lokalin e tij në rrugën “Studenti”, në Gjirokastër ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Sipas informacioneve nga policia bëhet me dije se në pranga ka rënë 28-vjeçari Mikeliano Kalemaj, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një tavolinë pokeri, dy telefona , 160 000 lekë, 170 euro si edhe letra bixhozi.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

Informacion-Vijon kontrolli për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojrave të fatit. Goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie.

Vihet në pranga një 28-vjeçar. Sekuestrohen një tavolinë pokeri, dy telefona, 160 000 lekë, 170 euro dhe letra bixhozi. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 28 vjeç, banues në Tepelenë.

Shtetasi M. K. u arrestua pasi, nga informacionet e siguruara në rrugë policore dhe nga kontrolli i ushtruar në ambjetin “Bar-Kafe”, të administruar prej tij në rrugën “Studenti”, u konstatua se ushtronte veprimtarinë e lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin, si dhe ky subjekt ushtronte aktivitetin pa u regjistruar në organet përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri, dy telefona, 160 000 lekë, 170 euro dhe letra bixhozi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME