Categories Lifestyle

Gjithçka që duhet të dini për zhvillimet e 3 vaksinave covid

Qeveria amerikane po shpenzon miliarda në zhvillimin e vaksinave efektive kundër Covid-19 për tre kompani: Moderna, Pfizer dhe Novavax. Moderna: Vaksina me ndihmën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë është duke u zhvilluar nga Moderna, një kompani bioteknike me qendër në Kembrixh dhe Msaçusets.

Studimet e fazës së parë treguan, se personat që kanë përdorur këtë vaksinë, kishin zhvilluar një përgjigje imunitare, që është ajo që studiuesit donin të shihnin. Faza e dytë ka filluar në maj, ndërsa Faza e tretë filloi punimet gjatë javës së kaluar. Në këtë eksperiment do të përfshihen 30.000 të rritur në 89 vende të botës. Efektet anësore: më shumë se gjysma e pjesëmarrësve, që kishin marrë këtë vaksinë raportuan për efekte anësore, të cilat konsiderohen nga ekspertët si normale: të dridhura, dhimbje koke, dhimbje muskulare dhe lodhje.

Pfizer: Pfizer po zhvillon më shumë se një lloj vaksine në partneritet me kompaninë gjermane BioNTech. Studimet e fazës së 1 dhe 2 filuan javën e kaluar. Nëse eksperimentet rezultojnë të suksesshme dhe marrin miratimin e FDA-së, deri në fund të vitit mund të jetë në dispozicion 100 milion doza të kësaj vaksine. Efektet anësore : përgjithësisht ishin mesatarisht të lehta, që zgjatën dy deri në tri ditë duke përfshirë ethe, lodhje dhe të dridhura.

Novavax: Instituti Novavax me bazë ne Maryland shpreson, që vaksina e zhvilluar nga ta të jetë gati për provat e fundit muajin e ardhshëm. Studimet e fazës së parë rezultuan mjaft pozitve. Pjesëmarrësit, që morën vaksinën kishin nivele antitrupash që mund ta luftojnë virusin, dhe të cilët ishin katër herë më të fortë se antitrupat e sistemit imuntiar. Efektet anësore: nga 106 persona që morën vaksinën, pesë përjetuan efekte anësore të rënda, duke përfshirë dhimbje muskujsh, të vjella dhe dhimbje nyjesh, ndërsa të tjerët përjetuan  simptoma më të lehta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME