Categories Lajme

“Gjithmonë të gatshëm për negociata”/ Zelensky jep shpresë për paqen me Rusinë: T’i japim fund luftës përmes diplomacisë

Ukraina është “ende e gatshme” për të vazhduar negociatat me Moskën, të cilat kanë ngecur që nga zbulimi i mizorive në Buça dhe zona të tjera pranë Kievit, tha të shtunën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Ukraina ka thënë gjithmonë se është e gatshme për negociata dhe kërkon çdo mënyrë për të ndaluar këtë luftë”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp me kancelarin austriak, Karl Nehammer, i cili vizitoi Buçan.

“Mjerisht, paralelisht ne shohim përgatitjet për beteja të rëndësishme, disa njerëz thonë se vendimtare, në lindje,” tha ai, duke iu referuar një ofensive të parashikuar ruse.

Ai tha se janë të gatshëm të luftojnë dhe “të shikojmë paralelisht për t’i dhënë fund kësaj lufte përmes diplomacisë”.

Bisedimet e fundit ballë për ballë mes dy palëve u zhvilluan më 29 mars, gjatë të cilave negociatorët ukrainas thuhet se kanë sinjalizuar gatishmërinë e tyre për të pranuar neutralitetin në këmbim të garancive të sigurisë nga palët e treta.

“Në lindje dhe në jug, ne kemi parë një përqendrim të armëve, pajisjeve dhe trupave që po përgatiten të pushtojnë një pjesë tjetër të territorit tonë”, tha Zelensky.

Rezultati i çdo ofensive të re ruse do të varet “nga disa faktorë”, tha ai, duke përfshirë “forcën e Ukrainës, sa shpejt partnerët tanë na furnizojnë me armë dhe dëshira e liderit rus (Vladimir Putin) për të shkuar më tej”/REL.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME