Categories Lajme

Rama njofton Kongres tjetër dhe ngritjen e një mekanizmi të ri: Do jetë llogaridhënës për ç’ka thamë sot, të gjithë në letër sekrete do japin opinion për…

Kreu i qeverisë Edi Rama njoftoi se në vjeshtë do të mbahet një tjetër Kongres i cili do të jetë në formë llogaridhënës për ato ç’ka u thanë Kongresin e sotëm.

Po ashtu ai njoftoi se do të ngihet një mekanizëm i ri, përmes të cilit të gjithë anëtarët e partisë, në një letër sekrete, do të japin opinionin e tyre për funksionimin e institucioneve vendore dhe qëndrore.

Ndërkohë Rama bëri publike dhe emrat e tre sekretarëve të rinj, që do të jenë pjesë e Partisë Socialiste, teksa Eridjan Salianji është emëruar Sekretar Ekzekutiv, Blerina Gjylemeti Sekretare për Organizimin dhe Larter Duraj Sekretar për Emigracionin.

“Së pari mendoj se është e udhës që në vjeshtë tjetër Kongres që t’i përkushtohet llogaridhënies lidhur me çka thamë sot, lidhur me një periudhë që do jetë sfiduese dhe provë për të gjithë. Po njëkohësisht duhet të ndërtojmë një mekanizëm të marrjes së opinionit të gjithë anëtarësisë për institucionet vendore dhe qëndrore në territor, marrje mendimi me shkrim. E gjithë partia do ftohet të japë opinionin e vet me një fletë sekrete për gjithë drejtuesit dhe performancën e institucioneve në territor.

Partia duhet të jetë syri që ndjek në emër të zgjedhjeve të saj realizmin e programit. Këtë gjë ta kthejmë në rregull, nuk mundet dot që të zgjedhurit të jenë të mbrojtur nga një gardh bashkëpunëtoresh të afërmish që janë dhe anëtar këshillash etj, ndërkohë që pjesa tjetër që janë atje sa herë që është nevoja për të kërkuar vota, për të mbrojtur rezultatin në komisione mbeten jashtë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME