Categories Lajme

GJKKO dënoi Jorgo Goron me dy vite burg, , zbardhet vendimi i plotë i gjykatës

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar sot ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, dhe dy ish-zyrtarë të tjerë për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie.

Gjykata vendosi që Jorgo Goro të dënohet me 2 vite e 20 ditë burg për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie. Gjithashtu, atij i ndalohet mbajtja e funksioneve publike për 5 vjet pas përfundimit të dënimit.

Nga ana tjetër, Jerasimo Bashi dënohet me 2 vite burg për shpërdorim detyre dhe i ndalohet mbajtja e funksioneve publike për 5 vjet, ndërsa Vezir Gjikokaj dënohet me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim detyre dhe i ndalohet mbajtja e funksioneve publike për 5 vjet.

Po ashtu gjykata urdhëroi konfiskimin e mbi 10,500 m² tokë në Himarë dhe rikthimin e një apartamenti te pronari i ligjshëm.

Njoftimi:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Jorgo Goro, Jerasimo Bashi dhe Vezir Gjikokaj”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, me vendimin Nr. 25, datë 13.03.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jorgo Goro për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

• Deklarimin fajtor të të pandehurit Jorgo Goro për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal
dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

• Deklarimin fajtor të të pandehurit Jorgo Goro për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i dytë, i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.

• Në bazë të nenit 55 të K.Penal, të pandehurit Jorgo Goro i jepet një dënim i vetëm prej 3 (tre) vjet e 1 (një) muaj burgim.

• Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Jorgo Goro i ulet 1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 2 (dy) vjet e 20 (njëzet) ditë burgim.

• Vuajtja e dënimit të pandehurit Jorgo Goro i fillon nga dita e arrestimit, datë 23.03.2024 dhe të kryhet në një institucion të sigurisë së zakonshme.

• Heqjen e së drejtës të pandehurit Jorgo Goro për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të K.Penal,
zbatimi i të cilit fillon pas vuajtjes së dënimit me burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jerasimo Bashi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e
25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

• Deklarimin fajtor të të pandehurit Jerasimo Bashi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e
25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

• Në bazë të nenit 55 të K.Penal, të pandehurit Jerasimo Bashi i jepet një dënim i vetëm prej 3 (tre) vjet burgim. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

• Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Jerasimo Bashi i ulet 1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.

• Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga data e ekzekutimit të vendimit dhe të kryhet në një institucion të sigurisë së zakonshme.

• Heqjen e së drejtës të pandehurit Jerasimo Bashi për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të
K.Penal, zbatimi i të cilit fillon pas vuajtjes së dënimit me burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Vezir Gjikokaj për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e
25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

• Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Vezir Gjikokaj i ulet 1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

• Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga data e ekzekutimit të vendimit dhe të kryhet në një institucion të sigurisë së zakonshme, duke mbajtur parasysh kohën e qëndrimit të tij në “arrest në shtëpi”.

• Heqjen e së drejtës të pandehurit Vezir Gjikokaj për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të
K.Penal, zbatimi i të cilit fillon pas vuajtjes së dënimit me burgim.

4. Bazuar në nenin 36 të K.Penal, urdhërohet konfiskimi i pasurive të mëposhtme: • tokë me sipërfaqe 5512 (pesëmijë e pesëqind e dymbëdhjetë) m2, e ndodhur në vendin me emërtimin ****, e regjistruar në regjistrin hipotekor të AShK **** me nr.****, datë ****, zona kadastrale ****, në emër të shoqërisë “AG.TCC” sh.p.k.;

• tokë me sipërfaqe 5080 (pesëmijë e tetëdhjetë) m2, sipas AMTP nr. ****, datë ****, aktualisht e identifikuar në regjistrin hipotekor të AShK **** me nr. ****,
datë ****dhe nr. ****, datë ****, e cila është konturuar dhe pozicionuar nga Bashkia Himarë në zonën me numër pasurie ****.

5. Lidhur me sendet e tjera për të cilat është vendosur sekuestro preventive:

• apartamenti i regjistruar me nr. pasurie ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, me sipërfaqe 81,41 (tetëdhjetë e një presje dyzet e një) m2, ndodhur në rrugën ****, t’i kthehet shtetasit G.S;

6. Lidhur me sendet e tjera të sekuestruara:

• dokumentet e sekuestruara në Këshillin e Qarkut Vlorë me procesverbalin e sekuestrimit datë 14.09.2023, dokumentet e sekuestruara në Bashkinë Himarë me
procesverbalin e sekuestrimit datë 18.09.2023 dhe telefoni celular i sekuestruar shtetases V.M me procesverbalin e sekuestrimit datë 23.03.2024, të qëndrojnë në
dispozicion të çështjes së ndarë në ngarkim të të pandehurit Stavri Mëhilli;

• telefoni celular i sekuestruar të pandehurit Bilbil Aliaj me procesverbalin e sekuestrimit datë 23.03.2024, të qëndrojë në dispozicion të çështjes së ndarë në
ngarkim të të pandehurit Bilbil Aliaj;

• telefonat celularë të sekuestruar të pandehurve Jorgo Goro dhe Vezir Gjikokaj me procesverbalet përkatëse të sekuestrimit datë 23.03.2024, t’u kthehen këtyre të pandehurve;

• dokumentet e sekuestruara shtetasit A.D me procesverbalin e sekuestrimit datë 03.06.2024, të qëndrojnë në fashikullin e gjykimit, sikurse ndodhen;
• sendet dhe dokumentet e sekuestruara me procesverbalin e sekuestrimit datë 01.08.2024 në apartamentin e regjistruar me nr. pasurie ****, volumi ****, faqe
****, zona kadastrale ****, me adresë rruga ****, t’i kthehen të pandehurit Jorgo Goro;

• sendi i sekuestruar shtetasit E.V me procesverbalin e sekuestrimit datë 03.07.2024, t’i kthehet shtetasit G.S. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

7. Shpenzimet procedurale, të përbëra nga shpenzimet e hetimit paraprak dhe ato të gjykimit, sipas përllogaritjes nga sekretaria gjyqësore, u ngarkohen të pandehurve solidarisht.

8. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME