Categories Lajme

GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për ish-drejtuesen e Kadastrës Durrës!

Ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi, e cila akuzohet se në bashkëpunim me disa të dënuar në pastrimin e parave deklaroi sot në GJKKO se nuk ka kryer asnjë shkelje në detyrë. SPAK e akuzoi ish-zyrtaren se ka ndihmuar dy vëllezërit Besian e Leonard Rama të arrestuar në Belgjikë, për pastrim parash.

Në sallën e gjyqit ku u paraqit sot bashkë me avokatët, ajo ka deklaruar se ka njohje me Besjanin, njërin nga vëllezerit, me të cilin ka patur raport intim dhe madje ka dhe një djalë të cilit ai nuk i ka njohur atësinë.

Sipas Report TV Dashi ka thënë se kjo është e vetmja gjë që e lidh atë me dy të dyshuarit, megjithatë gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën “arrest shtepie” megjithëse është kundërshtuar nga avokatët, të cilët kërkuan një tjetër masë duke marrë parasysh edhe kushtet e saj.

Në fuqi u la edhe masa arrest me burg për Ardian Malasin, i cili ka pretenduar se akuza nuk qëndron, ndërsa ka pranuar se ka blerë nje apartament nga dy vellezërit te ish stacioni i trenit, të cilin ia ka shitur Rajmonda Dashit.

Edhe për dy vëllezërit Besian dhe Leonard Ramaj gjykata vendosi arrest në burg.

Sipas SPAK Rajmona Dashi së bashku me Ardian Malasin, tashmë të arrestuar, dyshohen se kanë ndihmuar dy vëllezërit Besian dhe Leonard Rama të pastrojnë paratë që si burim kane aktivitetin e trafikut të drogës.

Këto dyshime janë krijuar pas letërporosive që kanë mbërritur nga Belgjika, ku dy vëllezërit janë dënuar për trafik narkotikësh. Hetimet e SPAK kanë zbuluar se Rajmonda Dashi duke shfrytëzuar dhe postin e saj ka ndihmuar dy vëllezërit që paratë e vendosura nga aktiviteti kriminal të investoheshin në pasuri, tashmë të vënë në sekuestro nga Prokuroria e Posaçme.

PASURITË E SEKUESTRUARA 
Me vendimin nr 29 të 23 tetorit 2023 Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin për pasuritë
12 apartamente në Fier
4 apartamente në Tiranë
3 garazhe në Tiranë
27 llogari bankare
1 shoqëri tregtare
2 automjete

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME