Categories Lajme

Erdogan i kërkon Izraelit të ndalë sulmet në Gazë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i bëri thirrje Izraelit që “menjëherë të ndalë këtë çmenduri” dhe t’i japë fund sulmeve ndaj caqeve në Gazë, pasi forcat izraelite intensifikuan sulmet ajrore, detare dhe tokësore në Rripin e Gazës, të kontrolluar nga Hamasi.

“Bombardimet izraelite në Gazë u intensifikuan mbrëmë dhe sërish shënjestruan gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm, duke përkeqësuar krizën humanitare”, shkroi Erdogan në X, që më herët njihej si Twitter.

“Izraeli duhet që menjëherë të ndalë këtë çmenduri dhe sulmet e tij”.

Izraeli është zotuar për pushtim të mundshëm tokësor të Gazës pasi militantët e Hamasit më 7 tetor kryen sulme në jug të Izraelit duke vrarë mbi 1.400 persona dhe duke marrë mbi 200 pengje.

Mbi 7.300 palestinezë janë vrarë në Gazë gjatë sulmeve hakmarrëse të Izraelit, përfshirë edhe afër 3.000 fëmijë, sipas autoriteteve në Gazë.

Erdogan po ashtu inkurajojë një dalje më masive në një tubim në mbështetje të palestinezëve në Stamboll të paralajmëruar për sot nga partia AKP.

Gjatë dy dekadave në pushtet, Erdogan vazhdimisht ka pasur qëndrim në mbështetje të palestinezëve, por vitin e kaluar ai po ashtu vendosi të përmirësonte raportet diplomatike me Izraelin dhe në shtatorin e kaluar u takua për herë të parë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Megjithatë, më herët gjatë javës ai anuloi një vizitë të planifikuar në Izrael, duke thënë se shkak i anulimit është lufta “çnjerëzore” kundër militantëve të Hamasit në Gazë, që ai i përshkroi jo si grup terrorist, por si “çlirimtarë” që luftojnë për tokën e tyre. Këto deklarata të tij u dënuan nga Qeveria izraelite./ REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME