Categories Lajme

Kërkohej në Itali për rrëmbim dhe vjedhje me dhunë, arrestohet 22-vjeçari në Kurbin

Një 22-vjeçar është arrestuar sot në Kurbin pasi është shpallur në kërkim nga Italia për rrëmbim dhe vjedhje me dhunë.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale D. Gj., i cili ka kryer dy veprat penale të mësipërme në mënyrë të përsëritur.

Pritet që shtetasi me iniciale D.Gj., të ekstradohet drejt Italisë për të kryer dënimin që do i vendoset nga drejtësia italiane.

Njoftimi i policisë: 

FAST Albania Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Continues”, i zhvilluar nga Fast Albania, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe Interpol Tiranën.

Kapet dhe vihet në pranga një 22-vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane, i cili fshihej në Laç. 22-vjeçari akuzohet për veprat penale “Rrëmbim personi” dhe “Vjedhja me dhunë”, kryer në mënyrë të përsëritur.

Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga njësia speciale për kapjen e shtetasve në kërkim “FAST Albania”, njësi në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, bazuar në inteligjencën policore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar D. Gj., 22 vjeç, banues në Laç.

Pas verifikimeve të kryera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u bë arrestimi i 22-vjeçarit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Më datë 29.09.2023, ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për veprat penale “Rrëmbim personi” dhe “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur, pasi Gjykata e hetimeve paraprake në Milano, Itali, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të sipërcituara.

Ky shtetas në muajin gusht të vitit 2023, në Cassano d’Adda dhe Vaprio d’Adda, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, u kanë vjedhur shuma parash disa adoleshentëve duke përdorur dhunë ndaj tyre.

Gjithashtu, kanë rrëmbyer një shtetas dhe kanë kërkuar një shumë të madhe eurosh, në këmbim të lirimit të tij. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME