Categories Lajme

GJKKO lë në fuqi vendimin, sekuestro për 34 pasuritë e Martinajt. Gjykata nuk njeh avokatët për shkak të firmës

Apeli i Posaçëm shqyrtoi këtë të hënë ankimin e familjarëve të Ervis Martinajt, mbi sekuestrimin e 34 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, ndër to, apartamente, toka, aksione kompanish e automjete.

Prokuroria e Posaçme, në bazë të ligjit Antimafia, i ka sekuestruar pasuritë në fjalë, me argumentin se janë krijuar nga aktivitetet kriminale.

Pas seancës së sotme, Apeli vendosi të lërë në fuqi vendimin për sekuestrimin e këtyre pasurive, ndërsa nuk legjitimoi avokatët për Ervis Martinajn, sepse ishte firmosur nga familjarët dhe jo nga vetë 40-vjeçari.

Kujtojmë se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është shpallur i zhdukur nga familjarët verën e vitit që lamë pas, duke pretenduar se nuk kishin më asnjë kontakt me të.Ndërkohë, policia dhe prokuroria po hetojnë rreth zhdukjes së tij, ndërsa ende nuk ka gjurmë të Martinajt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME