Categories Lajme

Gjobat mbajnë në kontroll çmimet e fruta-perimeve

Pas situatës së krijuar prej koronavirusit, qytetarët denoncuan rritjen abuzive të çmimit të fruta perimeve. Por ngritja e task-forcës dhe procedimi i disa personave, ka bërë që gjendja të shkojë drejt normalitetit.

Qytetarët shprehen se ndërhyrja e institucioneve ka bërë që situata të ndryshojë.

Tregtarët e shumicës ua shisnin pikave të pakicës me çmim të më të lartë fruta-perimet, ndërkohë që për të fshehur abuzimin në faturë deklarohej një çmim më i ulët.

Kjo skemë përfitimi u denoncua edhe nga zv.kryeministri Erjon Braçe i cili thotë se tregtarët e shumicës në Tiranë i blejnë këto fruta perime në serat e vendit me një çmim më të lirë se 10 ditë më parë.

Në zbatim të masave për parandalimin e abuzimit me çmimet si pasojë e shfrytëzimit të situatës këtë të martë janë proceduar penalisht 4 administratorë subjektesh, të cilët kishin abuzuar me çmimet në tregun agro-ushqimor në Tiranë. Ndërsa këtë të mërkurë për të njëjtën arsye janë proceduar edhe 2 pronarë dyqanesh në Durrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME