Categories Lajme

Gjonaj në Londër, firmoset marrëveshja për transferimin e të burgosurve

Burime jozyrtare bëjnë me dije se ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj e cila ndodhet në Londër, ka firmosur një marrëveshje për transferimin e të burgosurve. Kjo marrëveshje mundëson transferimi legjitim të shtetasve shqiptarë nga burgjet e Mbretërisë se Bashkuar për në vendin e tyre të origjinës, në Shqipëri, për të kryer pjesën tjetër të dënimit si dhe transferimin e shtetas britanikë të burgosur në Shqipëri në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar duke mundësuar mirëqenien e të burgosurve dhe riintegrimin eventual në shoqëri në vendin e tyre të origjinës ku ato mund të kontaktojnë familjet e tyre.

Problemi kryesor është ndryshimi i procedurës se transferimit në të dy vendet nisur nga fakti që për palën britanike transferimi përbën një proces administrativ që ndiqet nga National Offender Management Service përderisa transferimi kryhet vetëm në baze të urdhrit për transferim, me të cilin kërkohet vazhdimi i dënimit (pa njohje nga gjykata) , ndërsa në Shqipëri është një proces administrativ gjyqësor për të cilin Kodi i Procedurës Penale Shqiptare parashikon dhe rregullon konvertimin e dënimit, me përjashtim të rastit kur ka marrëveshje.

Në disa raste pozita juridike e subjekteve pas njohjes së vendimit britanik rezultoi e rënduar për shkak të njohjes pa konvertim të dënimit (të vijimit të dënimit) ose të mosllogaritjes së periudhës së vuajtur të dënimit.

Për këtë arsye nga ana jonë me autoritetet britanike janë zhvilluar nga viti 2014 e ne vijim disa tryeza të rrumbullakëta me gjyqtarë e prokurorë për të evidentuar problematikat e hasura prej tyre dhe nevojat për ndryshim të marrëveshjes aktuale për të evituar problematikat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME