Kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj ka shumë tregues që pasqyrojnë probleme të ndryshme e njëra prej tyre është edhe gjuha. Pavarësisht nëse jeni në fazën më të mirë shëndetësore, kjo mund të konstatohet lehtë duke studiuar gjuhën.
Nuk është çudi pse mjekët pothuajse gjithmonë insistojnë që së pari të kontrollohet gjuha gjatë një vizite, mirëpo një gjë e tillë shpesh është anashkaluar dhe neglizhuar, gabim ky i bërë nga shumë njerëz. Një ndryshim i ngjyrës ose zhvillimi i një gunge të dhimbshme mund të tregojnë një problem shëndetësor dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ju të qëndroni gjithmonë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për këtë organ. Për të zbuluar se çfarë e bën një gjuhë të shëndetshme, së pari filloni duke ekzaminuar gjuhën tuaj nga pasqyra. Një gjuhë e shëndetshme ka ngjyrë rozë edhe pse hijet mund të ndryshojnë pak.
Mirëpo, dhimbja gjatë ngrënies, gëlltitjes ose pirjes apo gungat e vogla janë një tregues tjetër. Nëse shihni copa të bardha të trasha në gjuhë dhe faqet e brendshme apo një skuqje të gjuhës, këto mund të tregojnë mangësi të vitaminës B.
Ndonjëherë gjuha bëhet e verdhë, kjo gjë mund të nënkuptojë një rritje bakteriale. Pirja e duhanit, përtypja e duhanit dhe verdhëzat mund të jenë disa faktorë të tjerë. Ndërsa, një gjuhë e zezë mund të tregojë higjienë të dobët të gojës. Mund të nënkuptojë gjithashtu që po merrni antibiotikë ose jeni diabetik.
Më e dhimbshmet nga loti, sigurisht, është një gjuhë e lënduar dhe me gunga. Dhimbja mund të rezultojë nga përdorimi i duhanit, ulçera në gojë, kafshime aksidentale ose djegie të gjuhës. Nëse dhimbja nuk largohet me kohë, mund të jetë një shenjë e kancerit ora, por jo në të gjitha rastet, andaj këshillohuni me mjekun tuaj, veçanërisht nëse keni një histori të përdorimit të duhanit.
