Categories Lajme

Gjuzi kapet me Hazizaj: Shko martohu njëherë, mos i jep të drejtë abortit

Kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi është përplasur me aktivistin Altin Hazizaj teksa ishin të ftuar mbrëmjen e sotme në studion e ‘360 gradë’ të Artur Zhejit, në Rtv Ora, me temë “Feja hyn në politikë? Kisha katolike del hapur!”.

Kujtim Hazizaj: Të kundërtat tërheqin, prandaj dhe mua më tërheqin ndonjëherë zonjat dhe zonjushat, sikundër dhe ty.

Altin Hazizaj: Të jemi pak të kujdesshëm, nuk mund të kem kontroll mbi gjuhën e zotërisë.

Kujtim Gjuzi: As mos të shkojë ndër mend të kesh kontrollin e gjuhës sime. Ruaj etikën ose mos mu drejto fare, me ti nuk pranoj të më drejtohesh.

Altin Hazizaj: Ki kujdes pak, mos fyej njerëz. Ji i kujdesshëm për gjuhën që përdor. Kujdes me fjalën ndaj zonjave, nuk tregohet dashuria në krevat.

Kujtim Gjuzi: Mos më trego mua dashurinë, se unë i kam dhënë këtij vendi katër fëmijë, ti sa kalamaj ke? Shko martohu njëherë ti dhe pastaj flasim bashkë. Shko martohu, na jep kontributet për të ruajtur vendin.

Altin HazizajThua ca gjëra por mund të jesh duke kryer krime…

Kujtim Gjuzi: Unë krim? Ti mund të kryesh krim që i jep abortit të drejtë dhe martesës burra me burra dhe gra me gra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME