Categories Politike

Gjuzi: Nga ardhja jonë në Kuvend s’ka më gurë e bojë. Ruçi: Pa partinë e Lanës nuk do ishe këtu

Seanca parlamentare ka filluar menjëherë me replika nëpërmjet deputetit Kujtim Gjuzi dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. Gjuzi ka pasur kritika sa i përket Këshillit Politik, Kushtetutës por edhe për penalizimet e deputetëve të opozitës së re duke theksuar se me ardhjen e opozitës së re në Kuvend s’ka më bojë e gurë. Ruçi i është kthyer duke i thënë se pa partinë e Lanës Gjuzi nuk do ishte në parlament, madje i kujton se në zgjedhjet e 2019 Partia e tij mori 0 vota, që do të thotë që as vetë Gjuzi nuk votoi për partinë e tij. ”Sjellje shumë e mirë e opozitës, e përgjegjshme, dhe nga ardhja jonë këtu nuk ka më gurë, bojë dhe gjëra të jashtëligjshme.”- tha Gjuzi. ”Sa i përket Këshillit është jashtë kompetencave të Parlamenteti. Sa i përket problemeve të tjera, se ku di unë çfarë, kontrolloni veten se po të mos ishte ajo parti e Lanës nuk do ishe këtu. Meqë e citon shumë herë atë partinë tëndë, të kujtoj që një vit më parë nuk ke votuar as për partinë tënde.”- iu përgjigj Ruçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME