Categories Lajme

Gjykata e Tiranës gjobit me 500 mijë lekë të riun, qeni i tij kafshoi një person

Një i ri nga Tirana është dënuar nga Gjykata e kryeqytetit me 500 mijë lekë gjobë, për shkak se është gjendur fajtor për “Braktisjen e kafshës së shoqërimit”. E cila ma pas ka kafshuar një qytetar, duke i shkaktuar plagë të rënda në dorë.

Rasti është rregjistruar në 30 Mars 2021, pranë shkollës “Jakov Xoxa” në Tiranë, kur E. B, ishte duke ecur me biçikletë. Në këtë moment ai ka parë një djalë të ri, i cili mbante një qen me zinxhir. Ne momentin që E.B, ka kaluar pranë qenit është frikësuar dhe personi që mbante qwnin E. Ç, i ka thene “…nuk të kafshon jo…”.

E. B ka vazhduar rrugën dhe kur ka kaluar pranë qenit ai i është vërsulur.  Ai për tu mbrojtur i ka nxjerrë dorën para dhe qeni e ka kafshuar në dorë. Personi që kishte qenin banonte aty pranë dhe i ka thirrur babait të tij, duke i thënë “…hajde se ka kafshuar qeni dikë…”.

Në këtë moment aty ka ardhur babai i djalit, i cili ka hequr qenin prej atje dhe është larguar bashkë me të, dhe me gjithë kërkesën e E. B ai nuk ka pranuar ta dërgojë atë në spital duke i thënë se “…nuk kam makinë për të transportuar….”. Nisur nga kjo situatë qytetari i është drejtuar komisariatit Nr.4 në Tiranë duke depozituar një kallëzim penal.

Çështja u rregjistrua në prokurori dhe prokurori i çështjes, Sajmir Hysi, vendosi të marrë të pandehur të riun E. Ç, duke i kërkuar gjykatës dënimin e tij me 750 mijë lekë të vjetra gjobë. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, gjyqtari i çështjes, Kujtim Vraniçi, e dënoi përfundimisht E. Ç me 500 mijë lekë të vjetra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME