Categories Politike

Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale, betohet sot te presidenti Meta

Anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo do të betohet sot përpara presidentit Meta, duke i hapur rrugë kështu bërjes funksionale të organit më të lartë gjyqësor. Gjykata Kushtetuese e cila ka në përbërjen e saj nëntë anëtarë është themeluar në vitin 1992, dhe dolimjashtë funksioni në korrik të vitit 2018, si pasojë e largimeve nga procesi i Vetingut.

Në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidencës bëhet me dije se “Zoti Përparim Kalo, anëtar i emëruar i Gjykatës Kushtetuese, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, ditë e enjte në datë 24.12.2020, ora 10:30.

NJOFTIM PUBLIK MBI ORGANIZIMIN E CEREMONISË SË BETIMIT TË GJYQTARIT TË RI TË GJYKATËS KUSHTETUESE; Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, në datë 23.12.2020, ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e parakohshme).

Presidenti Meta, pasi shqyrtoi praktikën dhe dokumentacionin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në përfundim, me Dekretin nr. 11882, datë 23.12.2020, ka vendosur të përzgjedhë dhe ka emëruar zotin Përparim Kalo gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese për plotësimin e kësaj vakance. Presidenti Meta, në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, ka vendosur që:

Zoti Përparim Kalo, anëtar i emëruar i Gjykatës Kushtetuese, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, ditë e enjte në datë 24.12.2020, ora 10:30. Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë apo një përfaqësues i zgjedhur prej tij,
Kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, dhe Avokatja e Popullit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME