Categories Lajme

Gjykata Kushtetuese mbetet pezull, KED refuzon kandidimin për 4 kandidatë

Në një mbledhje maratonë që ka nisur në orën 13.00 të se hënës, 6 tetor,   dhe ka përfunduar ne mesnatë Këshilli i Emerimëve ne Drejtësi nuk  ka mundur të kualifikojë asnjë nga emrat që kandiduan për vendin vakant në Gjykatën Kushtetese. Pas verifikimeve  KED ka marrë vendimin të ndalojë kandidimin e 4 kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dy prej të cileve Zhaklina Peto dhe Shaqir Hasanaj të refuzuar edhe më parë. Vakanca ishte shpallur nga Presidenca pas largimit  nga sistemi të anëtarit Besnik Muci i rrëzuar nga vettingu. KED i ndali kandidimin kandidatëve  Sergjio Mazreku, Sinan Tafaj, Shaqir Hasanaj dhe Zhaklina Peto.  Ndërkohë që për  2 kandidatë te tjerë Sonila Bejtja  dhe Eugen Papadhimitri  KED është ende në proces.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka katër anëtarë tre nga të cilët të emëruar dhe një në detyre që është kryetarja Vitore Tusha.  Ndërkohë që gjykimet bëhen vetem ne dhoma këshillimi ndërsa për të dalë në seancë  plenare duhen 7 anëtarë. Krahas anëtarëve të KED në mbledhjen e radhës moren pjesë përfaqësuesi i Avokati i Popullit, përfaqësuesit e Presidentit të Republikës, përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit si edhe përfaqësuesja e OPDAT.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME