Categories Lajme

Policët e moshuar do të ruajnë shkollat

Shumë punonjës policie pritet të largohen nga strukturat blu drejt disa institucioneve të tjera shtetërore me apo pa miratimin e tyre. Një pjesë e efektivëve që kanë vite që shërbejnë do të dërgohen në shkollat e vendit për të ruajtur rendin dhe sigurinë. Kjo nismë sipas Ministrisë së Brendshme do të ndërmerret për shkak të incidenteve që kanë ndodhur në shkollat e vendit.

Punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët kanë vjetërsi pune dhe janë drejt pensionit, do të kryejnë shërbimin në ambientet e shkollave, për të ruajtur rendin dhe sigurinë. Incidentet e fundit në disa prej shkollave në vend e kanë detyruar Ministrinë e Brendshme të marrë këtë vendim për të shmangur problematikat me të cilat përballen institucionet arsimore.

Lleshaj: Kemi pasur disa incidente, probleme sigurie dhe ne mendojmë që një pjesë e punonjësve të policisë që kanë qenë në struktura të ruajtjes së objekteve, të cilët janë në një moshë të thyer, mund të kalojnë të kryejnë detyra edhe në këto struktura, jo si punonjës policie por si punonjës të sigurisë së këtyre objekteve.

Sipas ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, punonjësit e policisë do transferohen drejt institucioneve të tjera pa miratimin e tyre në rast se do vendoset nga Këshilli i Ministrave.

Lleshaj: Nuk e kemi vendosur nëse kjo do të jetë eksplicite e shkruar me vullnetin e personit apo jo, e kemi lënë këtë hapësirë për ta diskutuar në nivelin e qeverisë.

Lleshaj iu rikthye sërish propozimit për ndryshimet që kanë të bëjnë me përgjimet, duke insistuar se nuk janë keqpërdorur nga policia. Sipas Ministrit, mbikëqyrjen e personave të dyshuar si problematik do ta kryejnë vetëm komisarët.

Lleshaj: Është hequr koncepti i përgjimit ambiental dhe është vendosur koncepti i mbikqyrjes së veçantë. Ndryshimet e reja në ligjin për Policinë e Shtetit u miratuan me 13 vota pro në Komisionin e Ligjeve në Kuvend dhe një kundër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME