Categories Lajme

Gjykimi në Hagë, ish-krerët e UÇK-së deklarohen të pafajshëm (LIVE)

Sot në Hagë ka nisur gjykimi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998/99.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake ata janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza ndaj tyre ishte konfirmuar në nëntor të vitit 2020 për t’u ndryshuar pastaj më 3 shtator 2021, 29 prill dhe 30 shtator 2022.

Ndërsa versioni i aktakuzës me më pak redaktime, e cila është në fuqi aktualisht, u dorëzua në shkurt të këtij viti.

Gjatë ditës së sotme, Zyra e Prokurorit të Specializuar do të paraqesë deklaratën hyrëse dhe për këtë i ka në dispozicion 5 orë.

Pas kësaj, është mbrojtësi i viktimave që do të bëjë deklaratën hyrëse, e cila pritet të zgjasë deri në 45 minuta.

Krejt këto pritet të përfundojnë të mërkurën, më 5 prill, ndërsa paraqitja e provave do të fillojë një javë më vonë me thirrjen e dëshmitarëve të prokurorisë.

Ish-presidenti Hashim Thaçi tha se kupton aktakuzën dhe së është plotësisht i pafajshëm.

“E kuptoj dhe jam plotësisht i pafjashëm”, tha Thaçi.

Para trupit gjykues, Jakup Krasniqi u deklarua i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të, ndërsa tha se nuk mbanë asnjë përgjegjësi për ato akuza.

“E kam të vështirë të kuptojë si është përpiluar aktakuza. Akuzën e kuptoj, por nuk pajtohem me të, nuk mbajë asnjë përgjegjësi për atë që thotë. Deklarohem plotësisht i pafajshëm”, u shpreh Krasniqi.

I pafajshëm është deklaruar edhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli.

“E kuptoj dhe shpreh pakënaqësinë time për një vonesë të tillë dy vjeqare, jam tërsisht i pafajshëm”, tha Veseli.

Ish-deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi gjithashtu u deklarua i pafajshëm.

“Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakzuës”, tha Selimi.

Për të mbështetur ish krerët e UÇK-së, janë mbledhur qytetarë të Kosovës që jetojnë në diasporë, të cilët tashmë ndodhën pranë Gjykatës Speciale, ku edhe po kërkojnë lirinë e tyre.

Në mesin e qytetarëve është parë edhe djali i ish kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Prokuroria e Specializuar pretendon se katër ish-krerët e UÇK-së dhe ish-pjesëtarë të tjerë, kanë qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”.

Prokuroria tha se të pandehurit kanë “personalisht përgjegjësi penale” për dhjetë pikat e aktakuzë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, me seli në Hagë, janë krijuar pas votimit më 2015 nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

ZPS-ja është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por është e vendosur në Holandë, në bazë të Marrëveshjes me Shtetin Pritës midis Holandës dhe Kosovës të 15 shkurtit 2016. Është një institucion i përkohshëm me mandat dhe juridiksion specifik që përfshin disa krime kundër njerëzimit, krime lufte, dhe krime të tjera të parapara në legjislacionin e Kosovës të cilat pretendohet se kanë ndodhur ndërmjet 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000.

ZPS-ja ka kompetencë të kërkojë paraqitjen dhe marrjen në pyetje të të dyshuarve, viktimave dhe dëshmitarëve, të mbledhë dhe shqyrtojë informacione dhe prova, dhe të marrë vendime për fillimin, vazhdimin ose pushimin e procedurave penale. Ajo synon të nxjerrë para përgjegjësisë individë për krime që mbulohen nga mandati i saj.

Dhomat e Specializuara kanë përparësi mbi të gjitha gjykatat e tjera në Kosovë. Dhomat e Specializuara ose ZPS-ja mund të urdhërojnë transferimin e procedurave brenda juridiksionit të tyre, prej çdo prokurori apo gjykate tjetër në territorin e Kosovës tek Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe ZPS-ja, në çfarëdo faze të hetimeve apo të procedurave gjyqësore.

Dhomat e Specializuara dhe ZPS-ja mund t’i japin urdhër një gjykate në Kosovë t’u dorëzojnë çfarëdo lënde gjyqësore apo hetimi që përfshihet në juridiksionin e Dhomave të Specializuara ose të ZPS-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përmbyset mjeti në autostradën Levan-Fier, detajet e para

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në autostradën Levan-Fier, në afërsi të Spitalit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjergj Luca denoncon “Vodafone”: Më faturuan 1400 euro për 7 minuta “Roaming”

Kompania më e shtrenjtë telefonike “Vodafone Albania” është kthyer në problemin e përditshëm të qytetarëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bulqizë/ Aksidentohet 19-vjeçari, transportohet menjëherë në spital

Është aksidentuar një 19-vjeçar ditën e sotme në Bulqizë. Aksidenti ka ndodhur rreth ores 14:15…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet pronari i lokalit në Lushnjë, Ushtrohej veprimtaria e basteve sportive

Policia e Lushnjës ka goditur ditën e sotme një rast të ushtrimit të basteve sportive…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkohej në Sarandë për trafik droge/ Kapet në Selanik 32-vjeçari

Policia greke ka arritur të kapë në Dhiavata të Selanlikut të kërkuarin të Interpol, Adritak…

LEXO ME SHUME