Categories Lajme

Gjyqtarja e Tik Tok-ut, behet gati per te kaluar vetingun

Ajo rezulton se ka një shtëpi të blerë me kredi, ndërkohë që iu kërkua llogari për përdorimin e një makine që gjyqtarja tha se e ka deklaruar. Blerja e një mjeti tip kamion nga bashkëjetuesi në vlerën e 9.5 milionë lekë dhe shitur 32 mijë euro ishte një nga gjetjet e KPK-së. Asaj iu kërkua shpjegime edhe për shuarjen e dënimit të Viktor Ymerit, për të cilin gjyqtarja solli prova se nuk ishte ajo që kishte ndryshuar dënimin e përjetshëm, por një trupë e vjetër gjyqësore.

“Në lidhje me çështjen Viktor Ymeri më keni drejtuar tre pyetje. Dua t’ju sqaroj njëherë e mirë, duke qenë se kjo çështje po më përndjek. Nuk është e vërtetë, unë nuk kam liruar asnjë të dënuar të përjetshëm. Këtij shtetasi ja ka ndryshuar dënimin e përjetshëm Gjykata e Apelit të Durrësit që ja ktheu në 25 vjet burgim. Kur këtë çështje tek Enkeleida Kapedani, nga provat që sollën në gjykatë atij i kishin mbetur vetëm 1 muaj e 23 ditë”, sqaroi ajo. Kapedani tha se fajtori duhet gjetur tjetër kund, rruga e lirimit të Viktor Ymerit u shtrua nga gjyqtarë të tjerë që hoqën burgun e përjetshëm, duke shtuar se ajo ka zbatuar dispozitat proceduriale.  KPK e pyeti edhe nëse ishte shkelje etike publikimi i disa videove në Tik-Tok.

Gjyqtarja, e cila po mbrohet vetë, tha se “duke iu referuar një vendimi të KPA-së për një gjyqtare të Apelit, e cila prej një viti nuk paraqitet në detyre. KPA vlerëson se çështjet e etikës i takojnë KLGJ-së dhe jo vettingut”. Sipas saj, çdo vendim tjetër ndaj asaj do cënonte procesin e paanshëm. Ajo theksoi se KPK duhet të ndjekë parimin “askush s’mund të gjykohet dy herë”, pasi sipas saj, një organ tjetër ka marrë vendim në lidhje me këtë çështje.

Kapedani tha se KLGJ ende s’ka marrë vendimin nëse ka apo jo shkelje etike.  “ILD ka kërkuar pezullim dhe KLGJ është shprehur se nuk jemi përpara rastit kur gjyqtari ka cënur rëndë figurën e gjyqtarit dhe i ka kthyer pas dosjen ILD ta plotësojë”, tha ajo. Kapedanti tha se derisa ILD të gjejë prova, ajo u pezulla që të mos ndikojë në marrjen e këtyre provave. “Ju kujtoj se KLGJ e rrëzoi kërkesën për shkarkimin tim nga detyra”, deklaroi Kapedani. Sipas saj, ILD deri sot nuk ka mbledhur ende prova kundër, që ajo të kthehet prapë për gjykim në KLGJ.

“Kërkoj nga ana juaj që sa kohë unë jam e proceduar nga KLGJ dhe kam një masë, s’mund të merret në konsideratë. Më lejoni të flas dhe në anën subjektive. Është fakt që jam një gjyqtare profesioniste, nuk çaloj profesionalisht. Dua t’ju them që persona të pakënaqur nga puna ime u kapën pas jetës sime personale. Në një hark të shkurtër, jeta ime profesionale mori goditje shumë të fortë. Ajo për të cilën punova më përkushtim gjithë jetën, mu kthye kundër. Shpreh bindjen se veshja dhe preferencat muzikore nuk kanë ndikuar në detyrën time dhe ushtrimin e saj me integritet, dinjitet dhe bazuar në ligj. Jam një gjyqtare që nuk bëj kompromis, këta të pakënaqur përdoren jetën time personale dhe ngriten dyshime mbi atë që unë përfaqësoj.

Mundi dhe sakrifica, papritur u gjenda përballë një gjyqi popullor me pasoja shumë të rënda për shëndentin tim, karrierën dhe familjen time. Kam vetëm një kërkesë, ju lutem mos më gjykoni për vëshjen dhe muzikën. Kam dhënë prova se jam një gjyqtare e patrembur dhe shërbëtore e ligjit. Fatkeqësisht më ndodhi të jetoj në një shoqëri, ku imorali bën moral”, tha ajo.

Gjithashtu, Kapedani theksoi se i është kërkuar llogari për të pandehurin S.C, me pretendimin se ajo jepte mësim si pedagoge e jashtme në Elbasan ku ishte dekane, kunata e S.C. “Zotërinj, ku kam trajtuar të pandehurin S.C nuk kam qenë aspak pedagoge e jashtme në Elbasan, por më vonë. Por edhe sikur të kisha qenë, unë s’jam nga Elbasani dhe nuk kisha si ta dija se kush dhe cilët janë lidhjet familjarare të të pandehurve, as në dosje nuk jepen këto të dhëna”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME