Categories Lajme

Gjyqtarja Mimoza Margjeka sherr me policinë: Më futët në bodrum. Jam e irrituar, nuk kishte asnjë shoqëruese femër

Një ngërç institucional mes prokurorisë, Policisë dhe Gjykatës, për shoqërimin e gjyqtares së arrestuar disa ditë më parë, Mimoza Margjeka, ka sjellë një tensionim mes saj dhe disa efektivëve të Policisë së Shtetit. Mungesa e fletës së shoqërimit, të një policeje grua, kanë sjellë acarimin e saj pas pesë orë siç tha ajo, pritje për të nisur seanca gjyqësore.Gjyqtarja Margjeka tha se kishte një vit që e priste arrestimin, pasi ajo nuk e njohu zgjedhjen e Valbona Sakos në krye të bashkisë Durrës më 30 qershor 2019.

“Kanë harruar që unë sot kisha seancën. Nuk e dinin ku do më çonin, më sorollatën dhe më çuan në bodrum. Mua nuk më shqetëson arrestimi. Kisha një vit që e prisja arrestimin. Gjatë shoqërimit tim nuk ka patur një police grua, siç e do procedura e policisë. Jam në pritje prej pesë orësh, ky shoqërim është i jashtëligjshëm,”-tha Margjeka. Gjyqtarja: Kjo është e turpshme. Kam një vit që pres këta të vijnë të më arrestojnë. Kjo është ajo që prisja. Jam e qetë. Pyetje: Çfarë do t’i kërkoni gjykatës?Gjyqtarja: Do t’i kërkoj fillimisht të respektojnë ligjin dhe  procedurën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME