Categories Lajme

Vodhën kasafortën me rreth dhjetë mijë euro, del para gjykatës banda e ‘skifterëve’ në Tiranë

Banda e hajdutëve të kasafortave në Tiranë ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për dy prej anëtarëve të bandës, Arjan Rapi dhe Et’hem Murataj”, ndërsa ka lënë në “detyrim paraqitje” dy të tjerë, Dorian Bashon dhe Smajl Shkemzën. Grupi i hajdutëve u godit pak ditë më parë nga Policia e Tiranës, ku ata kishin vjedhur disa bizhuteri dhe një kasafortë, brenda së cilës kishte dokumente personale dhe rreth 10 mijë euro, në banesën e shtetasit E. Agasi.  Siç raporton gazetarja Lala, pronari i banesës ka qenë me pushime dhe kur është kthyer ka konstatuar që i mungonte kasaforta. Sipas tij, autorët nuk kishin thyer derën, por kishin hyrë nga mbrapa, ndërsa nga hetimet që ai ka bërë vetë, ka identifikuar targën e makinës dhe njërin prej autorëve, Et’hem Muratajn.

Agasi ka takuar shokun e këtij të fundit dhe i ka kërkuar që t’i kthejnë paratë, pasi kishte prova që ai ishte autor i grabitjes, duke kërkuar njëkohësisht që edhe çështja të mbyllej me kaq. Kështu, Murataj i ka kthyer shumën e vjedhur Agasit, por në momentin që policia ka arrestuar autorin kryesor të vjedhjes, Arjan Rapin, ky i fundit ka pranuar fajësinë për vjedhjen e kasafortës, duke treguar dhe detaje rreth ngjarjes. Ai ka thënë se Et’hem Murataj ka qenë shoferi, ndërsa ka treguar edhe vendin, ku është hedhur kasaforta. Menjëherë pasi ka treguar vendin, hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar kasafortën në cilësinë e provës materiale. Në dëshminë e tij, Rapi ka deklaruar se ka bërë edhe vjedhje të tjera, të cilat po hetohen.

Ndërkohë, nga hetimet ka rezultuar se makina e përdorur për vjedhje është në emër të gruas së Smajl Shkemzës, ndonëse ky i fundit nuk ka lidhje me ngjarjen, pasi sipas Prokurorisë, mjeti është shitur, por nuk është çregjistruar. Shitja e makinës është bërë nga Dorian Basho, i cili ka takuar shokun e autorit të vjedhjes dhe i ka kërkuar t’i kthejë lekët, por që as ai nuk ka lidhje me ngjarjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME