Categories Lajme

“Gjyshi i burrit tim erdhi në Amerikë nga Shqipëria”/ Gruaja që synon të bëhet presidente e SHBA-së zbulon origjinën shqiptare të bashkëshortit (VIDEO)

Ish-guvernatorja republikane e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, ka bërë të ditur se do të kandidojë për presidente, në zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA.

Kështu, ajo pritet të jetë rivalja e parë e madhe që sfidon ish-presidentin Donald Trump për nominimin nga republikanët.

Bëhet fjalë për Haley që shërbeu si ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara nën administratën e Donald Trump.

Haley, vajza e emigrantëve indianë, hapi fjalimin duke folur për mënyrën se si ndihej “ndryshe” duke u rritur në Bamberg, Karolina e Jugut.

“… Unë isha vajza krenare e emigrantëve indianë. Jo me ngjyrë, jo e bardhë. Unë isha ndryshe. Por nëna ime gjithmonë do të thoshte se puna jote nuk është të përqendrohesh te dallimet, por te ngjashmëritë. Dhe prindërit e mi më kujtonin mua dhe vëllezërve dhe motrave të mia çdo ditë se sa të bekuar ishim që jetonim në Amerikë”, tha Haley.

Nëse do të ketë sukses në zgjedhjet paraprake, Haley do të ishte gruaja e parë dhe e para aziatike amerikane e nominuar nga Partia Republikane për presidente.

Por një detaj që ka filluar të qarkullojë në media është fakti se ajo është gruaja e një njeriu – Michael Haley – që thuhet se është me prejardhje shqiptare.

“Jam këtu me burrin tim, gjyshi i të cilit erdhi në Amerikë nga Shqipëria…”.

Kjo është deklarata që kishte bërë atëherë ambasadorja amerikane në OKB gjatë një aktiviteti në Nju Jork – në dhjetor të vitit 2017 – me biznesmenë nga Shqipëria dhe Kosova.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lëvizje në policinë e Vlorës, emërohet shefi i ri i komisariatit! (EMRI)

urime bëjnë me dije se Andi Deda, i cili deri më tani ka drejtuar Komisariatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çmimet e apartamenteve rriten 122% brenda 7 viteve, detaje

Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve në Tiranë. Deri në muajin…

LEXO ME SHUME