Categories Lajme

Gjysmë milion turistë britanikë në situatë kritike për kthimin në shtëpi

Qindra mijëra turistë britanikë po përballen me një nxitim të shtuar për t’u rikthyer në shtëpi para kufizimeve të reja të udhëtimit të vendosura nga qeveria britanike.Duke filluar që sot nga ora 04:00, kushdo që mbërrin nga Franca, Holanda, Monako, Malta, Turqia dhe Kaikos dhe Aruba do të duhet të izolohet për 14 ditë, tha sekretari britanik i Transportit, Grant Shapps. Eurotunneli, i cili lidh Britaninë e Madhe me Europën kontinentale, u prenotua plotësisht dje. “Trenat tanë për në Britaninë e Madhe janë plotësisht të rezervuar”, njoftoi Eurostar, duke u bërë thirrje pasagjerëve të qëndrojnë larg stacioneve nëse nuk kishin një biletë për trenat që lidhin Britaninë e Madhe me Holandën dhe Francën.

”P&O Ferries”, e cila vepron në mes Calais dhe Dover, gjithashtu tha se anijet e tyre ishin të zëna dhe i nxitën pasagjerët të vinin vetëm me një prenotim të vlefshëm. BBC dhe Sky News raportuan rritje të çmimeve për fluturimet për në ishull. Franca është destinacioni i dytë më i popullarizuar i udhëtimit për britanikët pas Spanjës. Vlerësohet se janë rreth 500 000 udhëtarët britanikë që do të duhet të karantinojnë kur të kthehen. Sapo qeveria britanike njoftoi vendimin e papritur, edhe ”Air France” vëzhgoi një rritje të rezervimeve për në Londër. Dje, tre fluturimet e saj për në Londër ishin plot ashtu si edhe ato në drejtim të  Birmingamit, Edimburgut, Mançesterit dhe Njukasëllit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME