Categories Kulture

Homazh/ Kolë Idromeno, figurë jashtëzakonisht tërheqëse dhe gur këndor në artet shqiptare

Kolë Idromeno, autori i Xhokondës shqiptare, “Motra Tone”, lindi në Shkodër, më 15 gusht 1860. Duke përkujtuar këtë figurë mjaft interesante i cili la gjurmë në artin shqiptare, Kryeministri Rama shprehet se, “Idromeno ishte sa piktor, po aq fotograf, sa skenograf po aq skulptor, sa arkitekt po aq edhe zotërues i artit epistolar dhe partiturave muzikore. Ishte geg nga Saraçët e t’amblit, po aq sa arvanit nga Idromenot e lisit. Amalgamë e hatashme e Shqipërisë bizantine dhe asaj romane, përkatësinë e dyfishtë ndaj dy universeve të një gjaku, e kishte të skalitur në emrin e tij të pagëzimit, Spiridhon, shenjti mirëbërës i Korfuzit, njësoj i veneruar, si nga ortodoksët po ashtu edhe nga katolikët”.

“Midis katedrales katolike të Korfuzit dhe rrugës që të çon në pallatin e vjetër të familjes stradiote Riki, aty ku janë mbledhur galeritë e piktorëve dhe antikuarëve, ndodhet edhe sot rruga Idromeno, dëshmi e gurrës së pandërprerë krijuese që rrodhi në dejet e kësaj familje arbëreshe, pargaliote dhe hidriote dhe që Korfuzit, krenarisë së Sinjorisë venedikase, i dha dhaskalë e klerikë të ndershëm”, vijon Rama. “Gjithë kjo sintezë adriatiko-joniane ngjizi, bashkë me talentin e dhënë nga Zoti, Idromenon e “Motrës Tone” dhe mrekullive të tjera plastike që njohim apo ende jo sa duhet, por edhe Idromenon e orkestrës Daullja te Palok Kurtit, Idromenon e Dritëshkronjës me të njëjtin emër dhe Idromenon e eksperimentit të “theatrit elektrik”, belbëzim i kinemave të para’, thotë Rama në nder te figurës së tij”, tha Rama.

Rama bën të ditur se Muzeu Idromeno, do t’i shtohet Shkodrës si një destinacion kulturor, akademik e turistik. “Figurë jashtëzakonisht tërheqëse dhe gur këndor në artet shqiptare, Kole Idromeno e ruan edhe sot e gjithë ditën misterin e tij që veç pret të zbulohet e të kundrohet në vijim, në ndërkohën që bashkë me Luçianon, drejtorin ekcentrik e pasionant të muzeut “Marubi”, shpëtimtar i mijëra filmave të aparatit fotografik të dinastisë së madhe shkodrane e europiane të Marubëve, po punojmë për Muzeun Idromeno, i cili do t’i shtohet Shkodrës si një destinacion kulturor, akademik e turistik”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME